Tirana
Tirana
është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri
Cfare mund te beni ne Tirane?
[mappress mapid=”1″]
Ku mund te qendroni?
Ushqimi dhe pijet
5 arsye pse duhet vizituar Vlora magjike
“Jeni duke planifikuar pushimet në bregdet, kërkoni një destinacion të qetë ku nuk ju duhet të ‘luftoni’ për të vendosur një çadër?
Apo jeni në kërkim të një vendi që t’ju tërheqë dhe t’ju mbajë larg nga monotonia e deritanishme?
Arsyeja kryesore përse po ju ofrojmë qytetin e Vlorës është sepse ajo tërheq turistë për shkak të plazheve të saj. Mund të bëni plazh brenda qytetit të Vlorës, për të patur më afër edhe hotelet, baret, restorantet dhe gjallërinë e qytetit, ose mund të lëvizni me makinë pak më tutje, në Kala, Plepat, Karaburun, Radhimë, Orikum, Dhërmi, Jalë etj. Vlora ju ofron :
Një destinacion mjaft i njohur nga të rinjtë është edhe Folie Marine, në Jalë, një kompleks i përkryer për disa ditë pushimi pranë detit, diellit dhe muzikës, por as larg Vlorës, për të kaluar një mbasdite të bukur në gjallërinë e qytetit.

Folie Marine
Gjetja e hoteleve për të ndejtur gjatë pushimeve verore nuk është aspak e vështirë, si në Vlorë, ashtu edhe në rrethinat e saj. Një plus për hotelet është edhe afërsia e tyre me detin, si dhe plazhet private, kështu që turistët nuk kanë përse të lodhen duke kërkuar një plazh perfekt. Nëse plazhi privat i hotelit nuk ju mjafton, mos u shqetësoni aspak: mjafton të keni një makinë dhe dëshirën për të eksploruar, dhe mund të kaloni çdo ditë të pushimeve tuaja në nga një plazh të ri. Ku do të ishte qejfi i pushimeve pa pakëz eksplorim dhe aventurë brenda tyre?
Nëse nuk keni provuar asnjëherë sporte të tilla si zhytje, hedhje me parashutë, rafting, lundrim me kajak etj., atëherë keni provuar shumë, shumë pak aktivitete mahnitëse! Ne ju këshillojmë të mos humbisni më kohë, e nëse keni frikë, mposhteni frikën tuaj dhe përqafojeni aventurën! Ju premtojmë që do t’ia vlejë!Në Vlorë mund të provoni për herë të parë zhytjen në ujërat e pastra të Rivierës tonë, dhe “Ekspedita Blu” mund t’ju ndihmojë dhe t’ju japë një eksperiencë të sigurt e të paharrueshme në këtë drejtim!
Dhërmiu është përcaktuar një nga perlat më të bukura të jugut dhe të gjithë Shqipërisë. Iu ofron turistëve detin shumë të pastër, një klimë që është ndër më të mirat në Evropë, klimë malore dhe bregdetare. Shumë pak e kanë këtë reliev në një zonë të vetme. Nëse preferoni paragliding, apo hedhjen me parashutë, ju sugjerojmë Albania Open, e cila organizon në Vlorë një event të përvitshëm të hedhjes me parashutë, për profesionistët apo edhe amatorët!Mos u shqetësoni: nëse nuk keni provuar kurrë hedhje me parashutë, një profesionist ju shoqëron gjatë gjithë fluturimit tuaj. E vetmja gjë që ju duhet të bëni, është të relaksoheni, të merrni frymë thellë dhe të shikoni bukuritë e natyrës vlonjate, aq sa t’ju hajë syri. Na besoni, syri juaj nuk do të ngopet kurrë!
LAGUNA (DHE VERA!) E NARTËS

Nëse jeni një adhurues i kafshëve, atëherë do ta adhuroni larminë e gjallesave në këtë lagunë, e dyta në Shqipëri për nga madhësia. Në lagunën e Nartës ka 195 lloje shpezësh. Gjatë dimrit, aty ngrenë fole rreth 48.700 shpendë deti dhe jo vetëm kaq: në këtë lagunë ndodhen shpendë të rrallë si pelikani kaçurrel, shqiponjat bishtbardhë, skifterët shtegtarë, qiftet e zeza, madje edhe flamingot!Jo vetëm që mund të hasni shpendë nga më të bukurit në këtë lagunë, por duhet të dini edhe këtë gjë: zona e Nartës dhe e Zvërnecit është mjaft e famshme për prodhimin e verërave ndër më të mira në Shqipëri. Pjesë e turizmit është padyshim edhe shijimi i ushqimit vendas: një drekë në Nartë, me levrekë ose ngjala të porsakapura dhe verë të prodhuar në shtëpi, është padyshim një drekë për të lëpirë gishtat!
Parku Kombëtar i Marinës Karaburun-Sazan
Një tjetër vend që adhuruesit e natyrës dhe kafshëve nuk duhet ta humbin është Parku Kombëtar i Marinës Karaburun-Sazan. Përveç pemëve si pishat dhe fierët, ky park ka edhe delfinë të llojit Delphinus delphi dhe Tursiops truncatusdhe foka mesdhetare. Zhytjet në këtë park këshillohenshumë, pasi jo vetëm që uji është i mrekullueshëm, por edhe takimi me kafshë të ndryshme e shumëfishon kënaqësinë e eksperiencës.
PSE JO, EDHE JETA E NATËS
Jo të gjithë turistët janë familjarë, të nisur për pushime të qeta buzë detit me familjen e tyre. Ndonëse Vlora siguron pushime perfekte për familjarët, ajo nuk lë pas as moshat e reja, përkundrazi: nëse jeni të rinj në moshë dhe në kërkim të pushimeve aktive dhe plot gjallëri, atëherë Vlora është për ju!Ish-maturantët ose studentët e universiteteve e kanë zakon që të nisen drejt jugut të Shqipërisë për të kompesuar kohën e lirë që u kushtuan mësimeve gjatë vitit të tyre shkollor, si dhe për t’u çlodhur.

Çlodhja për shumicën prej tyre nënkupton plazh gjatë ditës dhe klube gjatë natës!
Arsyeja përse Vlora është qyteti perfekt për ta, është sepse i siguron që të dyja këto gjëra! Të rinjtë mund të shëtisin nga plazhi në plazh gjatë ditës dhe, gjatë natës, të frekuentojnë klube të tilla si Mojito Club, Bliss Club, Summer Depo etj.Vera është periudha e “shpërthimit” për këto klube: ata jo vetëm që sigurojnë muzikën më të fundit, por edhe “lukse” të tilla si DJ me famë, këngëtarë, balerina etj.
Cilat vende duhet te vizitoni ne Sarande
Saranda është një vend i bukur dhe i njohur jo vetëm për plazhet e mrekullueshëm, hotelet, jetën e natës por edhe për trashëgimin historike qindra vjeçare.
Turistë nga e gjithë botë vijnë çdo vit të vizitojnë qytetin e Sarandës. Ky qytet në veri kufizohet me Kakomenë dhe Hamalloin dhe në juglindja me Lëkurësin
Ditët e qëndrimit në Sarandë nuk do të jenë kurrë të njëjta pasi aktivitetet që ofrohen janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato historiket e deri te ato më argëtueset.
Më poshtë do të gjeni disa pika kyçe të cilat nuk duhet t’i humbisni pa parë nëse vizitoni Sarandën.

Arsyet pse duhet te vizitoni Tiranen
“ A keni menduar ndonjëherë që të vizitoni Tiranën? Shumë njerëz nuk e bëjnë. Arsyeja?Pjesa më e madhe e vizitorëve preferojnë më shumë detin sesa qytetet, por Tirana është një qytet që ka shumë se çfarë të ofrojë.
Ka diçka që e bën këtë qytet të veçantë edhe pse nuk është shumë i bukur. Nuk ka kështjella të stilit barok as kisha mesjeare, por përsëri magjeps. Veçantia ka të bëjë me jetën e gjallë, me arkitekturën plot ngjyra dhe me faktin se në të kombinohet e reja dhe e vjetra në një tërësi të çmendur.
Ju mund të shihni se nga njëra anë shitësit në rrugë shesin gjëra nga më të habitshmet dhe nga ana tjetër gjenden dyqanet e modës me veshjet më të fundit.
Ju mund të shihni gjeneratën e vjetër teksa pi kafe në kafenetë e thjeshta, ndërsa të rinjtë në baret luksoze.
Trafiku është i çmendur dhe jo rrallë do të gjeni rrugë me gropa, por nëse keni shpirt aventure atëherë të gjitha këto do t’ju duken disi interesante.
Por, mbi të gjitha ajo që do t’ju tërheqë është temperamenti i vendasve, ngrohtësia, humori dhe mikpritja e tyre. Kjo është atmosfera që e bën Tiranën unike.
Tirana është gjithashtu një parajsë për ata që duan ushqimin e mirë. Ka shumë restorante të vegjël që shërbejnë ushqime nga më të ndryshimet dhe çmimi mesatar llogaritet në 3-4 euro për racion.
Mos humbisni mundësinë për të provuar djathin kaçkavall të fërguar, por nëse nuk jeni vegjetarian provoni mishin në grilë. Por, mund të shijoni edhe kuzhinën e vendeve të tjera. Ajo italiane është shumë popullore.
Dhe çmimet janë të favorshme. Ushqimi është bio, nuk ka kimikate. Produktet organike në Shqipëri i gjen lehtësisht, ndryshe nga ç’ndodh në vende të tjera.
Tirana nuk ka Kullën Eiffel apo Big Ben. Arkitektura e saj nuk do t’ju rrëmbejë zemrën me shikim të parë, por në të, padyshim do të gjeni shumë vende interesante.
