Tirana
Tirana
është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri
Cfare mund te beni ne Tirane?
[mappress mapid=”1″]
Ku mund te qendroni?
Ushqimi dhe pijet
Arsyet pse duhet te vizitoni Tiranen
“ A keni menduar ndonjëherë që të vizitoni Tiranën? Shumë njerëz nuk e bëjnë. Arsyeja?Pjesa më e madhe e vizitorëve preferojnë më shumë detin sesa qytetet, por Tirana është një qytet që ka shumë se çfarë të ofrojë.
Ka diçka që e bën këtë qytet të veçantë edhe pse nuk është shumë i bukur. Nuk ka kështjella të stilit barok as kisha mesjeare, por përsëri magjeps. Veçantia ka të bëjë me jetën e gjallë, me arkitekturën plot ngjyra dhe me faktin se në të kombinohet e reja dhe e vjetra në një tërësi të çmendur.
Ju mund të shihni se nga njëra anë shitësit në rrugë shesin gjëra nga më të habitshmet dhe nga ana tjetër gjenden dyqanet e modës me veshjet më të fundit.
Ju mund të shihni gjeneratën e vjetër teksa pi kafe në kafenetë e thjeshta, ndërsa të rinjtë në baret luksoze.
Trafiku është i çmendur dhe jo rrallë do të gjeni rrugë me gropa, por nëse keni shpirt aventure atëherë të gjitha këto do t’ju duken disi interesante.
Por, mbi të gjitha ajo që do t’ju tërheqë është temperamenti i vendasve, ngrohtësia, humori dhe mikpritja e tyre. Kjo është atmosfera që e bën Tiranën unike.
Tirana është gjithashtu një parajsë për ata që duan ushqimin e mirë. Ka shumë restorante të vegjël që shërbejnë ushqime nga më të ndryshimet dhe çmimi mesatar llogaritet në 3-4 euro për racion.
Mos humbisni mundësinë për të provuar djathin kaçkavall të fërguar, por nëse nuk jeni vegjetarian provoni mishin në grilë. Por, mund të shijoni edhe kuzhinën e vendeve të tjera. Ajo italiane është shumë popullore.
Dhe çmimet janë të favorshme. Ushqimi është bio, nuk ka kimikate. Produktet organike në Shqipëri i gjen lehtësisht, ndryshe nga ç’ndodh në vende të tjera.
Tirana nuk ka Kullën Eiffel apo Big Ben. Arkitektura e saj nuk do t’ju rrëmbejë zemrën me shikim të parë, por në të, padyshim do të gjeni shumë vende interesante.